Mesazhi prekës i At Nikolla Markut

 

At Nikolla Marku, prifti i kishes ortodokse “Shen Meria” ne Elbasan, së fundmi në gjendje të rënduar shëndetësore, ka bërë nje apel per te gjithe shqiptaret në faqen e tij ne Facebook:

“Nji deshire ma do zemra e nji amanet per ju e kam – kur te ju pyesin : C’ka je ?? Te thoni me mburrje JAM SHQIPTAR si fillim , pastaj mundesh me shpreh prej cfare krahine je ose cfare besimit je. Jemi vellezer te nje nane, te nanes shqipe, jemi bijte e Shqipnise Etnike.”

At Nikolla Marku është i njohur për qëndrimet e tij patriotike dhe ndjenjat atdhetare. Së fundmi, ai po perballet me nje semundje te rende dhe mjekët kanë rekomanduar nje kurim te specializuar jashte vendit, por familja ka kerkuar ndihmë, pasi nuk e ka shumën që nevojitet për kurimin e tij.

Share Button