Mesazhi i Ramës dhe De Biazit: Maturi kundër Serbisë

Me shënimin “për Kombëtaren Kuqezi në rrugen drejt Europianit dhe për imazhin e një Shqipërie Europiane në shkallët e stadiumit”, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet me trajnerin Giani De Biazi dhe lojtarë të kombëtares.

Mesazhi i përcjellë në video drejtuar tifozëve u kërkon këtyre të fundit të tregojnë një mbështetje shembullore për lojtarët tanë në fushë, por edhe maturi në shkallët e stadiumit.

Video është realizuar nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite që kreu në kampin stërvitor të Kuqezinjve.

 

Share Button