Merret peng avioni me 118 pasagjerë në bord

Është rrëmbyer një avion i shoqërisë Afriqiyah i cili kryente një fluturim të brendshëm në Libi dhe që kishte në bord 118 pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i rrëmbyer ka kryer ulje në aeroportin Luqa të Maltës.

Bëhet e ditur se avioni ishte duke flutururar nga Sebha në jugperëndim të Libisë në Tripoli, ndërsa ishulli i vogël mesdhetar i Maltës është rreth 500 km, në veri të bregdetit të Libisë.

Nuk dihen ende shkaqet, ndërkohë vijojnë hetimet.

Share Button