Merr jetë projekti gjigant i Arabisë Saudite, testohet treni ekspres që do të lidhë Mekën me Medinen

Testohen me sukses treni ekspres gjigant, nga Rabigh në Medine, deri në 300 Km/h

Treni i Haramain Express ka ecur  në hekurudhën e re nga qyteti i Mbretit Abdullah në Rabigh për në Medine, me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë (km / h).

Projekti, i cili do të lidhë Mekën dhe Medinën nëpërmjet aeroportit të Xhides dhe qytetit ekonomik Rabigh, do të përfundojë deri në fund të vitit 2017, tha kryetari i Autoritetit të Transportit Publik, Rumaih bin Mohammed Al-Rumaih, i cili po ashtu është Kryetar  i Organizatës së Hekurudhave Saudite (SRO).

Hekurudha 450 km e gjatë do të mbartë më shumë se 60 milionë udhëtarë në vit, duke përfshirë edhe haxhinjtë.

Al-Rumaih, vuri në dukje rolin e madh dhe mbështetjen që ka dhënë  Fondi i Përgjithshëm i Investimeve- General Investment Fund (GIF), i cili financoi dhe lehtësoi zbatimin e këtij projekti.

Ai falënderoi Princin e Kurorës në Mekë, Khaled Al-Faisal dhe Princin e Kurorës në Medine, Faisal bin Salman, për mbështetjen e tyre gjatë fazave të ndryshme të projektit.

Hekurudha elektrike do të jetë 450 km e gjatë. Udhëtimi me tren nga Meka në Medine do të zgjasë dy orë dhe parashikohet  të udhëtojnë rreth 60 milionë pasagjerë çdo vit.

Treni do të ketë pesë stacione, me stacionin kryesor në Mekë, me salla të veçanta për mbërritje dhe nisje, një xhami ku mund të falin namazin 600 besimtarë, 10 platforma për trenat, një sallë pritjeje për pasagjerët e rëndësishëm, VIP-a, dhe parkingun për 500 makina.

hekurudha-arabi-saudite

 

Share Button