Merkel:Të vazhdojnë bisedimet me Iranin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se negociatave me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor, duhet t’iu jepet shans, por se sanksionet do të rikthehen nëse është e nevojshme. Merkel ka thënë se Irani duhet të veprojë në përputhje me marrëveshjen e përkohshme të nëntorit, sipas së cilës, Teherani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Merkel i ka bërë këto komente në një ngjarje të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Uashington.

Share Button