Merkel: Prespektiva e Ballkanit është BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se vendet e Ballkanit perëndimor kanë një prespektivë të qartë për të hyrë në BE, ndonëse rruga e tyre do të jetë e gjatë, në një komunikatë të publikuar sot.
“Ne e mbështesim aderimin e tyre. Shumë thjesht, ne besojmë se ne nuk fitojmë asgjë nëse kriteret nuk repektohen. Dhe ka kritere shumë të qarta për etapat e afrimit drejt BE-së”, the Merkel, që do të presë të mërkurën në berlin kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç. “Kritere të qarta, respektim i traktateve, atëher prespektiva e Ballkanit perëndimor është e qartë”, deklaroi Merkel. “Në fund të gushtit qeveria gjermane ka ftuar të gjitha vendet e Bllakanit në një konferencë në Berlin dhe Gjermania do të angazhohet fuqishëm për këtë rajon”, vazhdoi Merkel.
Kancelarja vlerësoi progresin e bërë nga Serbia për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën. Merkel pranoi se “kishte dyshuar tre vite më parë, por tashmë vërrejmë progres real”. Pas Greqisë në vitin 1981, Sllovenisë në vitin 2004, Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe Kroacisë në vitin 2013, mbeten ende gjashtë vende të tjera ballkanike që ende nuk kanë aderuar në BE, sikurse janë Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovinja dhe Kosova.

Share Button