Merkel: Gjermania do të vijojë të mbështesë Greqinë

Gjermania do të vijojë të mbështesë Greqinë, ndërkohë që reformat po fillojnë të japin rezultat, por Athina ka ende një rrugë të gjatë për të rimëkëmbur ekonominë. Kështu ka deklaruar Kancelarja gjermane Angela Merkel në përmbyllje të vizitës së saj në Athinë në kuadrin e një forumi për biznesmenët e rinj, ndërkohë që ajo është takuar edhe me kryeministrin Antonis Samaras. ”Greqia tani po përmbush premtimet dhe angazhimet e saj. Situata fiskale duket shumë më e mirë në këtë periudhë se sa ç’e prisnim, dhe kjo është arsyeja përse unë jam optimiste që kjo rrugë mund të vijojë”, tha Merkel  në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Samaras.  ”Në do të vijojmë të mbështesim Greqinë dhe popullin e Greqisë në rrugën e tyre pozitive,” shtoi ajo. Merkel dhe Samaras kanë ilustruar marrëdhënien e tyre të ngrohtë duke ecur së bashku nën shi pranë Akropolit ku kanë drekuar në një tavernë të zonës. Disa orë pas ridaljes së suksesshme të Athinës në tregje pas katër vitesh krizë, duke folur në një konferencë me sipërmarrës të rinj, Merkel tha se refromat e implementuara nga qeveria greke do të sjellin mundësi të reja për Greqinë.”Pas  gjithe ketyre refromave te domosdoshme dhe gjithe reformave  strukturore të cilat do të jenë të nevojshme në të ardhmen, Greqia po përfton më shumë mundësi se sa vështirësi, pavarësisht nga fakti se ka papunësi të lartë, dhe njerëzit ndoshta nuk arrijnë të shohin me sytë e tyre rritjen ekonomike qe po ndodh”, tha Merkel.  Kryeministri grek Samaras tha se se ka mbaruar perfundimisht epoka e mosbesimit ndaj Athines. ”Eshte bere shume pune,me sakrifica te medha  nga ana e popullit grek , kështu që ne mund të krijojmë një shoqëri dhe një treg i cili do të jetë produktiv, në vend të nje shoqerie konsumi sic kemi qene deri me sot.  Kjo Greqi e re është tani një realitet”, deklaroi Samaras.

Share Button