Merkel dënon sulmin në Stamboll

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dënoi sulmin e përgjakshëm në Stamboll ku humbën jetën 10 persona, mes të cilëve 9 gjermanë.

“Terroristët janë armiq të gjithë personave të lirë, për pasojë janë armiq të njerëzimit- tha kancelarja gjermane

“Përfundimisht kjo liri dhe vendosmëria jonë për të vepruar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë kundër këtij terrorizmi do të mbizotërojë”- theksoi Merkel.

Nga ana tjetër qeveria turke akuzon ISIS për sulmin kamikaz në zemrën turistike të Stambollit ku u vranë 10 të huaj, ndërsa terroristi kishte ardhur nga Siria.

 

Share Button