Merkel bisedon me Putin mbi Ukrainën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me situatën e tensionuar në Ukrainë. Zëdhënësja e Merkel ka thënë se dy liderët patën vlerësime të ndryshme mbi situatën në Ukrainë. Gjithashtu bëhet e ditur se bisedimet janë përqendruar te takimi mes zyrtarëve të lartë nga Rusia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, gjatë ditës së enjte në Gjenevë të Zvicrës. Autoritetet ukrainase njoftuan nisjen e operacionit anti-terror në lindje të vendit, më synim dhënien fund të rebelimit të separatistëve pro-rusë në këtë pjesë të vendit.Presidenti i përkohshëm i vendit, Olexander Turchynov tha se operacioni i forcave të sigurisë nisi në rajonin verior të Donetsk-ut dhe po vazhdon të zgjerohet hapa pas hapi dhe kujdesshëm në të gjitha pjesët e tjera ku ditët e fundit janë identifikuar lëvizje separatiste edhe të armatosura.

Share Button