Merkel: Asnjë vend i BE-së nuk dëshiron ndërprerjen e negociatave me Turqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thene se asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk dëshiron ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë, ndersa se janë në favor të formimit të dialogut me Ankaranë.

Merkel, mbajti një konferencë për shtyp pas ditës së parë të Samitit të Liderëve të BE-së të zhvilluar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel ku shtoi se është në favor të një dialogu me Turqinë.

“Nëse do të vijmë tek rezultati përfundimtar, doli në pah një dëshirë e përgjithshme për të mos shembur urat. Ne i kërkuam Komisionit të përgatisë propozime se si të ulen ose të drejtohen fondet e mbështetjes përpara anëtarësimit. Por hapi tjetër duhet të jetë formimi i komunikimit me Turqinë.”

Ndërsa ndaj pyetjes nëse e ka shprehur apo jo kërkesën e saj “për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë”, deklarate e bere gjatë zgjedhjeve në Gjermani, Merkel tha: “Kam shprehur shqetësimet e mia. Por në të njëjtën kohë kam thënë edhe dëshirën për marrëveshjen mbi një pozicion të përbashkët. Sot askush nuk ishte pro ndërprerjes së negociatave.”

Share Button