Mënyrat e gabuara të gjysheve që ende vendosin në rrezik fëmijët

Besohet që gjyshërit posedojnë «mençurinë e moshës», por sipas një pyetësori nga Northwell Health drejtuar gjyshërve, rezultoi se thuajse të gjithë gabonin me sjelljet e tyre në situata të ndryshme.

Ndonëse metodat e mëposhtme njihen dhe përdoren gjerësisht jo vetëm nga gjyshërit por edhe prindërit, ka ardhur koha të mësoni rrezikun që fshihet pas tyre.

Fashimi i një plage të papastruar apo ngjitja e leukoplastit, mund të mbyllë bakteret e dëmshme në plagë duke shkaktuar inflamacion.

Banjot e ftohta për të ulur temperaturën e lartë mund të rrisin rrezikun për hipotermi.Kjo mund të duket logjike, por është e rrezikshme që të lani një fëmijë në ujë të ftohtë, sepse mund ta ulni shume temperaturën e trupit.

Foshnjet duhet të flenë në shpinë. Shtrirja në anë ose me stomak rrit rrezikun e vdekshmërisë foshnjore sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Për të ndaluar fëmijës së thithuri gishtin, gjyshërit i lyejnë gishtin fëmijës me gjithëfarë gjërash, kur në fakt është vetë fëmija ai që duhet të vendosë kur duhet ta lërë gishtin. Mjekët e ndalojnë t’u jepni fëmijëve supe më mëlçi direkt pas muajit të tretë./Living

Share Button