Mënyra natyrale për një sistem imunitar të mirë

Nëse sistemi imunitar është në nivelin e duhur, ai ruan trupin kundër sulmeve nga bakteret, viruset dhe e mbron atë kundër infeksioneve dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

Po ashtu, si çdo sistem tjetër i trupit, sistemi imunitar mund të përkeqësohet nëse nuk e trajtoni mirë.

Në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm dhe të rrisni sistemin imunitar ju duhet të ushqeheni në mënyrë të drejtë dhe të shëndetshme.

Shmangni mbingrënien sepse çon në shtimin e peshës dhe dëmton sistemin imunitar. Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët në Universitetin e Karolinës së Veriut kanë treguar se obeziteti pengon funksionimin normal të këtij sistemi.

Nëse nuk dini se cilat janë ushqimet që do ju vinin në ndihmë për të forcuar këtë sistem ne po ju sjellim një listë.

1.Ushqimet e pasura me vitaminë C, si: frutat, agrumet dhe brokoli

2.Ushqimet e pasura me vitaminë E, si: arrat dhe drithërat

3.Ushqimet e pasura me zink, si: fasulet, gjeli i detit, mishi i viçit, midhjet

4.Acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek arra, salmoni, toni, farat e linit etj.

 

Share Button