Mënyra e duhur për flokë të shëndetshëm

Rritja e flokëve është një fenomen që në raste të ndryshme bëhet shumë i vështirë në varësi të periudhave.

Për të arritur gjatësinë e duhur të flokëve duhet durim dhe kurajo. Disa nga këshillat që do ju vijnë në ndihmë janë:

-Prerja e shpeshtë e majave, pasi kjo është një mënyrë e mirë që ato të rriten më shumë dhe të jenë më të shëndetshme.

-Përdorimi i kremit pas larjes është një tjetër mënyrë që ndihmon në zbutjen e flokëve dhe i mban larg ashpërsimit që shkaktojnë bojrat e ndryshme, gjithmonë duke ju këshilluar që larja të jetë sa më e rrallë.

.-Për flokë të bukur është e rëndësishme që ju të përzgjidhni kryesisht ushqime që janë të pasur me vitamina dhe proteina, si dhe të përdorni sa më shumë maska vajore.

-Një veprim që nuk duhet të bëni është mbështjellja e tyre me peshqir, pasi kur ato janë të lagur kjo i bën më të dobët

Share Button