Mëngjesi ideal për fëmijët

Sipas një studimi te Universitetit te Alabama-s ne SHBA, receta me e mire për fëmijët ne lidhje me mëngjesin është ajo me emrin “Bath”, nga Britania e Madhe.

Një racion mëngjesor i kompletuar dhe i nevojshëm për te mbuluar kërkesat energjetike, proteinike dhe për te shmangur çdo rrezik qe lidhet me te ashtuquajturën “gliceminë e mesditës”, do te ishte mëngjesi me i përshtatshëm për fëmijët.

Për ta mundësuar këtë ky racion duhet te ketë një te pestën e kalorive te ditës (400 kalori) si dhe një raport te drejte te proteinave, karbohidrateve lehtësisht te absorbueshme dhe tretshme, te yndyrave ne sasinë e duhur, ndërsa duhet te jete i pasur me vitamina dhe antioksidantë.

Me i këshillueshëm është mëngjesi me bazë kosi, ose qumështi, biskota dhe me mire akoma te ashtuquajturat Corn Flakes, te cilat ne vetvete janë një kombinim i ekuilibruar i drithërave te ndryshëm. E rëndësishme është, sipas nutricionistëve anglosaksone, te dihet qe mëngjesi është vakti me i rëndësishëm i ditës edhe për fëmijët dhe ai nuk duhet te neglizhohet asnjëherë

Share Button