Mendohuni dy herë para se të blini iPhone X, kostoja e riparimit është marramendëse

Kompania Apple solli para pak javësh smartphonët e ri, iPhone 8, 8 Plus dhe X. Apple X kushton rreth 1 mijë dollarë për t’u blerë, ndërsa është celulari i parë që ka xham në ekran dhe në pjesën e pasme. Cdo njeriu mund t’i ndodhë që të bjerë në tokë dhe të pësojë përplasje apo thyerje. Kostoja e riparimit arrin deri në 549 dollarë, më shumë se gjysma e cmimit të blerjes së një celulari.

SquareTrade e ka zbuluar këtë gjë pasi testoi celularët duke përdorur robotë, dhe u zbulua se me një rrëshqitje mund ti ndodhin dëme të mëdha.

Share Button