Meksikë, rritet në 360 numri i të vdekurve nga tërmeti

Rritet në 360 numri i të vdekurve nga tërmeti prej 7.1 ballësh që goditi Meksikën të martën e javës kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Mbrojtjes Civile Kombëtare të Meksikës, Luis Felipe Puente, në një deklaratë në Twitter tha se numri i personave të vdekur në Meksikë është rritur në 360 nga të cilët 219 prej tyre kanë humbur jetën në kryeqytetin Meksiko.

Në tërmetin i cili ndodhi më 19 shtator janë shembur 38 ndërtesa.

Si pasojë e tërmetit të parë me fuqi prej 8.1 ballë që goditi Meksikën më 8 shtator humbën jetën 96 persona.

Share Button