Meksikë, ADN-ja e kalit në 10 % të ushqimeve në shitje

Në pesë qytete meksikane, është zbuluar ADN-ja e kalit në 10 për qind të mishit të gjedhit dhe gjellërave të mishit të cilat shiten ose shërbehen në tregje, mishtore ose shtandet e rrugës, tregon hulumtimi i Fakultetit të Veterinarisë në Universitetin Kombëtar të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga analiza e 433 ekzemplarëve të biftekut, mishit të gjedhit dhe gjellërave të gatshme, përqindja më e madhe e ADN-së së kalit është gjetur në mishin e bluar të gjedhit i cili shitet në shtande, tregjet e rrugës apo në shtandet për ushqim. Më pak se një për qind e shitësve pranuan se shesin mish të kalit.

ADN-ja e kalit nuk u gjet në mishin që shitet në markete. Mishi i kalit nuk është i paligjshëm në Meksikë, por kuajve shpesh u jepen ilaçe që nuk lejohen të përdoren si ushqim.

Share Button