Mediat e huaja: Shqipëria voton, një test i rëndësishëm drejt BE-së

Një test i rëndësishëm drejt rrugës europiane!
Kështu i konsiderojnë mediat prestigjioze ndërkombëtare zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në Shqipëri.

Me prezencën e vëzhguesve, për agjensinë e lajmeve Reuters këto zgjedhje do të jenë gjithashtu një provë e besueshmërisë demokratike të vendit, ku nxitja e reformave gjyqësore është jetike për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Europian.
Të njëjtin qëndrim ndan edhe rrjeti mediatik Euronews.

Këto zgjedhje të përgjithshme do të shërbejnë si një test për të vlerësuar gatishmërinë e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe pavarësisht rezultatit përfundimtar, dy kandidatët kryesorë nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë premtuar se do t’i kërkojnë bashkarisht Brukselit të avancojë me negociatat për anëtarësim.

E përditshmja franceze Le Monde gjithashtu i vlerëson këto zgjedhje si përcaktuese të marrëdhënieve të ardhshme të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndërkohë, agjensitë prestigjioze të lajmeve Associated Press dhe Deutsche Welle e kanë parë këtë fushatë zgjedhore si të përmbajtur.

Mungesa e posterave të fushatës dhe prania e posterave ku urohet Ramzani për qytetarët e besimit musliman, bëjnë të duket sikur Shqipëria nuk po i drejtohet sot qendrave të votimit.
Në një analizë të situatës parazgjedhore dhe peripecive të kaluara nga partitë për të ardhur deri në ditën e sotme, edhe Deutsche Welle vlerëson se nga këto zgjedhje, ajo që është e përbashkët për të gjitha partitë, është fakti se rruga politike e Shqipërisë shkon drejt Bashkimit Europian.Oranews.tv/

img_6867

Share Button