Media Kontakt, vizitë në Ambasadën e Egjiptit në Tiranë

Përfaqësues të Media Kontaktit zhvilluan sot një vizitë në Ambasadën e Egjiptit në Tiranë, në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me institucione brenda e jashtë vendit.

Në këtë takim morën pjesë drejtoresha e Media Kontakt Dr. Jolanda Lila, Anëtari i Bordit Drejtues të Media Kontaktit, regjisori Esat Teliti dhe gazetarja Desantila Cengu.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi me Ambasadorin e Egjiptit, z. Mohamed Khalil, i akredituar së fundmi në Shqipëri, për ta uruar për misionin fisnik dhe për t’i përcjellë dëshirën e stafit të Media Kontakt për krijimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunuese mes dy institucioneve.

Gjatë takimit mes dy palëve u vu theksi te roli që ka media sot në krijimin e imazhit të “tjetrit”. Ky rol është ndjerë së tepërmi edhe gjatë zhvillimeve të fundit në shtetin e Egjiptit, i cili ka një histori e qytetërim të lashtë, i cili promovohet gjerësisht në mediet ndërkombëtare.
Po ashtu, në këtë vizitë u theksuan lidhjet e vjetra kulturore mes dy popujve, të cilat shpejt do të dëshmohen edhe në një produksion televiziv me rreth 100 episode, ku pritet të dritësohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Egjiptit dhe Shqipërisë.

img_5379

Share Button