Më pak mish e më shumë qumësht, mburoja nga diabeti

Nëse jeni të fiksuar pas qumështit, do të keni një tjetër arsye për të konsumuar gjithnjë e më shumë. Por nëse nuk iu pëlqen do të bënit mirë të ndryshonit mendim.

Një studim amerikan i Universitetit të Harvard i publikuar në revistën shkenocre “American Journal of Clinical Nutrition”, tregon se qumështi është pija ideale kundër diabetit.

Studimi këshillon që çdo ditë të pihen minimalisht dy gota qumësht, madje thuhet se në këtë mënyrë zvogëlohet edhe tendenca për t’u shëndoshur.

Ndër të tjera qumështi është i pasur edhe me proteina. Po ashtu thuhet, se zëvendësimi i shpeshtësisë së ngrënies së mishit me pirjen e qumështit, e redukton rrezikun për tu prekur na diabeti në masën 17%.

Share Button