Mbytet varka në Egje, 2 të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Zyrtarët grekë kanë njoftuar se dy persona kanë vdekur dhe tridhjetë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi dy anije me emigrantë, janë përmbytur në lindje të Detit Egje. Roja bregdetare greke ka njoftuar se anijet janë mbytur në orët e para të ditës së sotme, në afërsi të ishullit Samos, jo larg nga brigjet e Turqisë. Autoritetet e atjeshme kanë bërë me dije se 36 persona kanë shpëtuar të gjallë, por dhjetëra të tjerë ende konsiderohen të zhdukur. Ende nuk dihet kombësia e personave që po udhëtonin me ato anije. Autoritetet greke përmes anijeve dhe helikopterëve po kërkojnë për më shumë të mbijetuar. Greqia dhe Italia janë pikat kryesore të hyrjes për njerëzit nga Afrika dhe Lindja e mesme që kërkojnë vende pune në Bashkimin Evropian. Vetëm në vitet e fundit, me qindra persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimit për në Evropë, përmes detit Mesdhe.

Share Button