Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Austri

Sipas exit-poll për zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën ditën e sotme në Austri bëhet e ditur se në zgjedhje kryeson Partia Popullore e Austrisë (ÖVP) e cila drejtohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit, Sebastian Kurz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ka përfunduar në orën 17.00 procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme, ku rreth 6,4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote në Austri.

Sipas exit poll-it të publikuar nga Televizioni Shtetëror Austriak(ORF), theksohet se ÖVP nga qendra e djathtë ka marrë 30.2 për qind, partneri i koalicionit Social Demokratët 26.3 për qind, ndërsa Partia e Lirisë (FPÖ) i ekstremit të krahut të djathtë 26.8 për qind.

FPÖ e ekstremit të djathtë partia e dytë

Partia e ekstremit të djathtë FPÖ pritet që për herë të parë të dalë në vendin e dytë nga zgjedhjet e mbajtura në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.

Theksohet se janë rritur votat e ÖVP e cila ndodhet në qeveri, ku bëhet e ditur se është vërejtur rënie në votat e Partisë Social Demokrate. Teksa tek votat e Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP) është vërejtur rritje me 6 për qind, theksohet se tek SPÖ është shënuar rënie me një pikë.

Lëvizja e Re për të Ardhmen (NBZ), e themeluar nga personat me prejardhje turke në Austri, ka marrë pjesë në zgjedhje në provincën Vorarlbergut, vetëm me 8 kandidatë.

Ndërkohë partia e të gjelbërve e cila në votimet e vitit 2013 ka marrë 12,4 për qind, ka marrë rezultatin 4,7 për qind, duke arritur rezultatin më të ulët të zgjedhjeve që nga formimi i saj në vitin 1982 e deri tani.

Gjithashtu sipas exit poll-ve edhe partia Liste Pilz e formuar nga Peter Pilz i cili u largua nga partia e të gjelbërve ka kaluar pragun e zgjedhjeve duke arritur në 4,3 për qind.

Sipas exit poll nga ORF, shpërndarja e deputetëve në Parlamentin Federal të Austrisë i cili përbëhet nga 183 vende është si në vijim: ÖVP me 57 deputetë, SPÖ me 49, FPÖ me 51, NEOS me 9, të gjerlbërit me 9 dhe Liste Pilz me 8.

Share Button