Mbyllen 4 banka në Krime

Presidenti rus Vladimir Putin, ka ndërmarrë hapa shtesë për të shtuar kontrollin e Rusisë mbi gadishullin e Krimesë, territorin e aneksuar së fundi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Banka Qendrore e Rusisë  ka urdhëruar që të mbyllen katër banka ukrainase që punojnë në Krime. Urdhëri i Bankës Qëndrore do të mbyllë degët e Privatbank, All-Ukrainian Joint Stoct Bank, Kyivska rus dhe Imexbank. Gjithashtu presidenti Putin  ka nënshkruar një ligj federal me qëllim të mbrojtjes së dispozitave bankare në Krime dhe Sevastopol, gjatë periudhës së tranzicionit.

Share Button