Mbreti i Spanjës lë fronin

Mbreti i Spanjës Juan Carlos ka dhënë dorëheqjen.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi, Mariano Rajoy.

“Froni do t’i kalojë Princit Felipe të Asturias, të cilit Juan Carlos do t’i trashëgojë edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit”- u shpreh Rajoy.

Rajoy ka njoftuar se Juan Carlos do ta komunikojnë zyrtarisht vendimin e tij vendimin e tij, në orët në vijim.

Duket se problemet shëndetësore të shtuara vitet e fundit ia bënë të pamundur 76-vjecarit drejtimin e Mbretërisë.

76-vjeçari Juan Carlos u ngjit në fronin e Spanjës në vitin 1975, duke marrë pushtetin pas diktatorit Francisco Franco.

Ai ka qenë një nga monarkët më popullorë të botës.

Share Button