Mbreti i Belgjikës çel iftar me familjen marokene

Mbreti i Belgjikës, Philip, ka çelur iftar me një familje me origjinë marokene, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Belga, thuhet se Mbreti Philip ka qenë pjesë e tryezës së iftarit në shtëpinë e një familjeje me origjinë marokene në afërsi të qytetit Gent.

Në këtë tryezë të iftarit të familjes marokene ku ishin mbledhur 3 breza me 20 persona, Mbreti Philip ka çelur iftarin ashtu sikurse edhe të pranishmit me hurma.

Abdel Azziz Benhaddou, kryefamiljari që organizoi këtë iftar ka thënë se vizita e Philip përçon mesazhin e “unitetit dhe bashkimit”.

Ndërsa Khalid Benhaddou, i cili është imam në këtë qytet, ka thënë: “Ne e vlerësojmë vizitën e Mbretit Philip si një dorë e zgjatur muslimanëve.”

Në Belgjikën me një popullsi rreth 11.4 milionë banorë, mendohet se jetojnë rreth 760 mijë muslimanë.

Muslimanët e Belgjikës mbajnë rreth 18 orë agjërim.

Share Button