Mbreti i Arabisë Saudite rezervon mbi 1000 dhoma hoteli dhe 500 limuzina në Japoni

Mbreti i Arabisë Saudite ka rezervuar mbi 1000 dhoma në hotelet më luksoze të Japonisë dhe mbi 500 limuzina për delegacionin saudit që do të qëndrojë 4 ditë në Japoni.

Sic shkruan Japan Times, gjatë kësaj vizite, mbreti Selman ben Abdulaziz, shoqërohet nga 25 princa, 10 ministra, mbi 1000 shërbyes dhe nga 500 ton bagazhe! Vizita e mbretit saudit në Tokio kryhet në kuadër të turneut të tij në vendet e Azisë juglindore, ku pas Japonisë, ai do të vizitojë Kinën dhe ishujt Maldive, sigurisht i shoqëruar nga luksi dhe pompoziteti i këtij sundimtari “musliman”./ PT

Share Button