Mbledhje ndërkombëtare për Ukrainën

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar situatën e tensionuar në këtë vend. Ky do të jetë takimi i parë, prej nisjes së krizës. Shefes se politikës së Jashtme, Kethrin Eshton do t’i bashkohet, Sekretari  Amerikan i Shtetit, John Kerry, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ai ukrainas, Andrij Deshçicia. Rusia aneksoi Krimenë dhe ka vendosur trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Kievi dhe Uashingtoni akuzojnë Moskën se po nxit trazirat në qytetet lindore të Ukrainës dhe synon të “rrëmbejë më shumë territor”, nje pretendim që kundërshtohet nga Rusia. Deri tani, Moska nuk ka pranuar t’i njohë autoritetet e reja të Kievit, pas rrëzimit të ish-presidentit, Viktor Janukovic, ne muajin shkurt. Ende nuk është bërë publike se ku do të zhvillohen bisedimet e javës së ardshme, megjithese një zyrtar europian konfirmoi se do të jenë në Europë. Të martën, NATO paralajmëroi Rusinë se “ndërhyrja e metejshme në Ukrainë do të përbente një gabim historik, me pasoja të rënda”. Presidenti rus, Vladimir Putin tha se “Rusia nuk ka asnje qellim për ta pushtuar Ukrainën, por gëzon të drejtën për të mbrojtur ruset atje”. Por nga ana tjeter Moska ka paralajmeruar autoritetet ukrainase se cdo perpjekje per ti dhene fund protestave do te coje ne lufte civile. Tensionet u shtuan në fundjave kur aktivistet pro-ruse morën nën kontroll ndërtesat qeveritare në Donjeck, Luhansk dhe Karkiv, ne lindje te Ukraines.

Share Button