Mbishkrime “Subhan Allah” në autobuzët e Londrës

Qindra autobusë britanikë do të vendosin në pjesën e jashtme të tyre postera me mbishkrimin “Subhan Allah” që nënkupton “Allahu është i madhërishëm”, në shenjë solidariteti me viktimat e luftës në Siri.

Autobusët do të mbajnë mbishkrime të tilla në Londër, Birmingham, Manchester, Leicester dhe Bradford, të cilat njihen si qytete me popullsi të madhe myslimane, të cilët shpresojnë se një gjë e tillë do të ndikojë në solidaritetin e njerëzve me viktimat e Sirisë, një muaj para fillimit të muajit të ramazanit, ku myslimanët dhurojnë 2.5 për qind të të ardhurave për të varfrit.

Sipas zyrtarëve, kjo mund të quhet fushatë për ndryshimin e klimës negative rreth ndihmës ndërkombëtare dhe rreth komunitetit mysliman”, shkruan The Indepedent.
Para disa dite, Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiakun e parë mysliman në Londër

Share Button