Mbipopullimi i klasave, ende shqetësim për shkollat tona

Sot në emisionin më të ri “Sondazh” në Radio Kontakt u trajtua tema e problemeve në arsimin tonë. Duke qenë se vetëm tre ditë ka që kanë nisur shkollat, mendohet që është një cështje e ndjeshme për pjesën më të madhe të shoqërisë.

Problematikat që u ngritën ishin të shumta si, ndryshimi i shpështë i kurrikulave, përmbajtja e vështirë e teksteve, mbipopullimi i klasave, mungesa e disiplinës në shkolla etj. Dëgjuesit patën mundësi që të jepnin idetë e tyre përmes mesazheve por edhe pyetsorit që ishte publikuar në rrjetet sociale.

Ndër këto problematika që u renditën ajo që dominoi me 30.8% ishte mbipopullimi i klasave më shqetësuese. Po ashtu rreth 25.6% e ndjeksve të Radio Kontakt, mendonin se ndryshimi i shpeshtë i kurrikulave është pengesë për arsimin tonë.

Për tema të tjera ndiqni emisionin “Sondazh”, cdo të mërkurë në orën 14:30 drejtpërsëdrejti në Radio Kontakt në 89.3mhz e moderuar nga sociologia Marsida Simo


img_7987

Pjesë e rëndësishme në emision ishte dhe e ftuara, psikologe e zhvillimit Migena Kurushi. Ajo theksoi ndër të tjera shqetësimet e prindërve që kanë fëmijët në klasën e parë.

img_7988

Share Button