Mbipopullimi i burgjeve, Manjani: Kanë nisur procedurat e amnistisë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një intervistë tha se ka nisur procedurat për amnisti, që do të përfshijnë krimet e lehta, gratë ose të miturit, por ai tha se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Kreu i Ministrisë të Drejtësisë tha se kostoja e një të burgosuri në vendin tonë është 800 euro në muaj.

Manjani ka paralajmëruar se ligji për dekriminalizimin do të prekë edhe punonjësit e burgjeve. Ndër të tjera ai tha se nëse vërtetohet se dikush ka qenë i dënuar do të shkarkohet menjëherë nga puna.

Share Button