Mbi 1 milion emigrantë kanë hyrë në Europë gjatë vitit 2015

Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Europë në rrugë tokësore dhe detare këtë vit ka kaluar kuotën 1 milion.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, sipas të cilës numri në fjalë është 4-fish më i lartë se totali i vitit të kaluar.

Shumica e refugjatëve janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. ONM thotë gjithashtu se, 3.695 emigrantë janë mbytur në përpjekje për të arritur brigjet evropiane, ose konsiderohen ende të humbur.

Kuota historike, ka saktësuar ONM, u tejkalua ditën e hënë kur totali i të ardhurve arriti 1 milion e 5.504 emigrantë.

Shifra në fjalë mbulon hyrjet nga 6 shtete anëtare të BE-së, Greqia, Bullgaria, Italia, Spanja, Malta dhe Qiproja.

Pjesën dërrmuese të refugjatëve e përbëjnë ata nga Siria, rreth 455 mijë emigrantë, 186 mijë më shumë se ata nga Afganistani.

 

Share Button