Mbahen zgjedhjet presidenciale në Siri

Sirianët kanë nisur të hedhin votën e tyre për zgjedhjen e presidentit, në zonat e kontrolluara nga regjimi,  edhe pse shumë pak e  vënë në dyshim rezultatin e asaj që mjaft politilogë i konsiderojnë “pseudo-zgjedhje” që synojnë gjunjëzimin e kundërshtarëve të Bashar al Assad.
Procesi, i inskenuar sipas ekspertëve, vjen në mesin e konfliktit të përgjakshëm trevjeçar që ka marrë me dhjetëra mijëra jetë njerëzish e ka detyruar shpërnguljen e miliona të tjerëve. Bashar al Assad pritet gjerësisht të sigurojë një mandat të tretë shtatëvjeçar në krye të shtetit.
Kritikët e regjimit i cilësojnë këto votime “një turp” dhe thonë se zyrtarët sirianë janë munduar shumë që t’i paraqesin ato si rrugëdalje nga kriza. Për të parën herë prej dekadash të tëra, në fletët siriane të votimit shfaqet më shumë se një emër. Dy kandidatët e tjerë në garë, Maher Hajar and Hassan al-Nouri janë pothuajse të panjohur dhe as që i janë afruar fushatës së bërë nga presidenti Assad. Presidencialet e mëparshme janë zhvilluar përmes një referendumi dhe në fletën e votimit ishte shtypur vetëm emri i një anëtari të familjes Assad. Dy të ashtuquajturat “marioneta të diktatorit”, për kundërshtarët e regjimit, ata janë përdorur që t’i hedhin hi syve botës se gjoja në Siri ka pluralizëm, kur në realitet ai nuk ekziston, ndërsa kandidatët e vërtetë të opozitës u përjashtuan nga procesi që në fillim

Share Button