Mauricio Macri zgjidhet presidenti i ri i Argjentinës

Mauricio Macri është presidenti i ri i Argjentinës. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, konservatori Macri udhëheq ndaj kundërshtarit të tij Daniel Scioli 51,5% me 48,5%.

“Sot është një ditë historike. Është ndryshimi i një epoke”, tha Macripara mijëra mbështetësve të tij në Buenos Aires.

Fitorja e Macrit është e para në më shumë se një dekadë e qendrës së djathtë dhe i jep fund udhëheqjes 12-vjeçare të Partisë Peroniste.

Mauricio Macri aktualisht është në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Buenos Airesit.

 

Share Button