Mat, kapet me tritol dhe armë, pranga 27-vjeçarit

Polica e Burrelit ka sekuestruar sot 1 kilogram lëndë plasëse si dhe armatime, ndërsa ka vënë në pranga personin që i posedonte.

Sipas policisë janë sekuestruar 1 kg tritol, 2 automatikë dhe 50 kapsolla ndërsa i arrestuari është shtetasi Bledar Baku, 27 vjeç.

Policia ndërkaq bën me dije se gjatë këtij aksioni janë asgjësuar edhe 40 rrënjë kanabis.

 

 

Share Button