Mashtrimet e portaleve shqiptare për të rritur klikimet

Dje dhe sot, portalet shqiptare, të cilat po mbijnë si kërpudhat pas shiut, në vazhdën e etjes për të marrë sa më shumë klikime publikuan një tjetër lajm të rremë.

Sipas këtyre portaleve, e moshuara në foto, e cila është 101 vjeç dhe mban në duart e saj stërmbesën, na qenkësh një 95-vjeçare që solli në jetë një fëmijë. Çdo shtrembërim i fakteve bëhet për klikimet, gjë që tregon edhe nivelin mjeran profesional të këtyre sajteve gjoja informuese.

Përpos shëmtisë që ka gjesti për të mashtruar dhe kaluar çdo lloj kufiri etik vetëm për klikime, u bëjmë apel qytetarëve që t’u drejtohen për informim medieve me stafe profesionistësh e që mbajnë përgjegjësi morale e ligjore për publikimet e tyre.

Në vijim gjeni edhe burimin me lajmin e saktë:

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3021806/101-year-old-woman-seen-holding-great-granddaughter-heartwarming-photo-dies.html

Share Button