Masakruan të burgosurin, arrestohen katër policë burgjesh në Tiranë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar katër efektivë të policisë së burgut të Peqinit, nën akuzën se kanë masakruar një të dënuar.

Të arrestuarit kanë qenë në detyrë mbrëmjen e 30 shtatorit kur në qeli është dhunuar barbarisht i burgosuri me inicialet V. G. Rasti i dhunës u denoncua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Kjo organizatë ka deklaruar se gardianët kishin shkuar për kontroll në qelinë e të dënuarit dhe përfunduan duke e rrahur atë.

“Eksperti mjeko-ligjor në përbërje të grupit të KSHH, pas ekzaminimit fizik të dënuarit konstatoi katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit me gjatësi nga 5-15 cm, si dhe një hematomë në bark, majtas, me gjatësi rreth 10 cm, me ngjyrë mavi dhe të kuqërremtë të theksuar”, thuhet në denoncimin e KSHH.

Share Button