Masakër në Elbasan, 3 të vrarë, 8 të plagosur

Breshëritë e kallashnikovit tronditën Elbasanin mbrëmë dhe lanë një bilanc tragjik të viktimave.

Persona ende të paidentifikuar, te veshur me uniforma policie hapën zjarr në drejtim të një lokali në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 8 të plagosur.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri u hap me një arme tip kallashnikov nga një automjet tip “BMW X5” në drejtim të lokalit.

Si pasojë e plumbave, kanë humbur jetën Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.

Ndërkaq, të plagosur mbetën: Arnold Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Bujar Reshka, Luan Muça, Ferit Muça dhe Ardian Zharri.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje lidhur me ngjarje të së shkuarës, pasi familja Çapja nuk është e panjohur për Policinë e Shtetit.

Rreth 1 orë pas ngjarjes, 6 nga të plagosurit u transportuan me helikopter nga Elbasani drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre ishte e rënduar. Por, sipas drejtorit të këtij spitali, Gjovalin Bushi, më e rënduar paraqitet gjendja e 3 prej tyre.

Në lidhje me ngjarjen, policia informon se janë shoqëruar 46 persona për verifikim, ndërsa janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallatave.
Gjate gjithe nates Forcat Renea , FNSH e Policia e Elbasanit kane ushtruar kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Share Button