Masa të reja kundër ndotjes së ajrit në Indi

Merren disa masa kundër ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Indisë, New Delhi , transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, në periudhën 13-17 nëntor në New Delhi, në ditë të caktuara në trafik mund të dalin vetëm automjete me targa numri i fundit i të cilit është tek, kurse në ditët tjera vetëm ato të cilat numri i targave iu përfundon me numër çift. Në kryeqytet po ashtu u ndërprenë punimet e ndërtimit të disa objekteve.

Më parë në New Delhi edhe shkollat kishin ndërprerë mësimin për shkak të ndotjes së ajrit dhe smogut të dendur.

Mjegulla e dendur në veri të vendit, e shkaktuar nga ndotja e ajrit, shkaktoi një numër të madh të aksidenteve të trafikut.

Në New Delhi, ku distanca e dukshmërisë në disa vende ka rënë deri në 1 metër, ndotja e ajrit është 30 fish më e lartë prej standardeve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndotja e Ajrit në New Delhi, ku jetojnë rreth 19 milionë persona, rritet sidomos gjatë muajve të dimrit.

Popullsia e dendur, rritja e numrit të automjeteve dhe mbeturinat shihen si arsyet kryesore të ndotjes së ajrit në këtë vend.

Share Button