Masa të forta sigurie për maratonën e Bostonit

Në maratonën e sivjetme në Boston të Shteteve të Bashkuara, pritet të marrin pjesë rreth 36 mijë vrapues duke përfshirë edhe shumë sportistë të famshëm. Organizimi i kësaj maratone ndodh në njëvjetorin e maratonës së vitit të kaluar në Boston, gjatë së cilës  shpërthyen dy bomba. Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë  kanë shtuar masat e sigurisë për edicionin e 118-të të garës, i cili mbahet në njëvjetorin e shpërthimeve që kanë lënë të vdekur tre persona ndërsa 260 të tjerë janë plagosur.Dy vëllezër nga rajoni rus i Kakukazit janë të dyshuar për sulmin vdekjeprurës. Guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick, ka bërë me dije se në kuadër të shtimit të masave, janë instaluar më shumë se 100 kamera dhe se zona e sigurisë do të jetë në një hark prej 42 kilometrash. Kampionët nga viti i kaluar, etiopiani Lelisa Desisa fitues në vrapimin e burrave dhe keniania Rita Jeptoo fituese e garës së vrapimit të femrave, gjithashtu do të jenë pjesë të garës.

Share Button