Marrëveshje BE-Gjeorgji

Presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompuy, vizitoi të mërkurën Gjeorgjinë, ndalesa e fundit e turneut të tij në vendet ish-sovjetike, që synon nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Gjatë takimit në Tbilisi me presidentin Giorgi Margvelashvili, zyrtari i lartë europian u zotua për firmosjen e ujdisë brenda muajit Qershor, hapi i parë ky në rrugen e anëtarësimit.“Ne sot morëm konfirmimin se Gjeorgjia do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit më 27 Qershor. Dua të falënderoj edhe një herë presidentin Van Rompuy e të ritheksoj këtu se Gjeorgjia do të ndjekë kursin e integrimit europian. E kemi thënë edhe përpara një gjë të tillë; është një gur kilometrik për politikat tona të brendshme e të jashtme, por ç’është më e rëndësishme është vullneti i popullit gjeorgjian”, tha Irakly Garibashvili, kryeministër i Gjeorgjisë. Në 2008-n, Rusia dhe Gjeorgjia u përfshinë në një konflikt për rajonet separatiste të Abkazisë dhe Osetisë Jugore, të cilat Moska i njohu më pas si rajone të pavarura. Tani Europa dhe Perëndimi druhen se Kremlini mund të thurë plane të ngjashme për këtë vend, ashtu si për Ukrainën lindore, ku separatistët zhvilluan referendume për vetëqeverisje. Para vizitës në Tbilisi, Van Rompuy u prit të martën në Moldavi, me nderime shtetërore. Edhe kjo Republikë ish-sovjetike pritet të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, në Qershor, një sinjal i qartë ky se Perëndimi nuk tërhiqet dhe se është i gatshëm të masë forcën me Moskën, për influencë dhe epërsi në rajon. Aleanca e Moldavisë me Bashkimin Europian ndërlikohet nga rajoni separatist pro-rus i Transnistrias, i ndodhur mes saj dhe Ukrainës. Ky rajon shpalli Pavarësinë në 1990, por nuk është njohur nga shtete të tjera. Në zonë janë të dislokuara

Share Button