Marrëveshja dypalëshe mund të sjellë fundin e FETO-s në Shqipëri

Zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë në vitin 2015 mund të sjellë fundin e strukturës terroriste të FETO-s të vendosur në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se mes qeverive të Shqipërisë dhe Turqisë në vitin 2015 është nënshkruar një marrëveshje, me qëllim bashkëpunimin në çështjet e sigurisë mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes të publikuar më 9 korrik 2015 në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë, palët, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe nëpërmjet autoriteteve të tyre kompetente angazhohen të bashkëpunojnë në fushën e parandalimit të kërcënimeve ndaj rendit dhe sigurisë publike, të japin ndihmë të ndërsjellë në parandalimin dhe zbulimin e krimeve, dhe në kërkimin e personave që kanë kryer krime.

Ndër të tjera në marrëveshje, përcaktohen edhe fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve, konkretisht kundër personave shkelës të të drejtave themelore të njeriut, si për jetën, shëndetin dhe liritë, kundër organizatave të krimit të organizuar, terrorizmit dhe financimit të tij, hyrjeve ilegale dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kundër krimeve si veprat penale të cilat mund të kryhen nga investitorë të huaj apo pastrimit të parave si dhe në gjetjen e njerëzve të humbur apo të cilët janë në kërkim.

Një ndër pikat e tjera të marrëveshjes është edhe emërimi i personave përgjegjës në ambasada me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve në kuadër të marrëveshjes, me qëllim forcimin e mëtejshëm të koordinimit.

Theksohet se pranisë së strukturës së FETO-s e cila ka një prani intensive në Shqipëri mund t’i jepet fund me vendosjen në zbatim të pikës së marrëveshjes ku thuhet se “Palët do të bashkëpunojnë për identifikimin, zbulimin, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin e produkteve të krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit dhe pastrimit të parave.”

Strukturimi i FETO-s në Shqipëri

Në Shqipëri ndodhen 12 shkolla të lidhura me FETO-n. Organizata e cila ka nisur veprimtarinë e saj në vend nëpërmjet një shoqate të themeluar në vitin 1993 dhe e cila njihet për afërsinë ideologjike me kreun e FETO-s, Fetullah Gülen, ka institucione të arsimit (9-vjeçar) dhe të mesëm në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në qytetin e Shkodrës dhe në Durrës.

Ndër të tjera dihet që në Shqipëri ndodhen edhe dy universitete të cilat njihen për afërsinë me organizatën.

FETO e cila nëpërmjet një shoqate të themeluar në vitin 1994 në vend ka marrë nën kontroll edhe arsimin fetar, ka marrë nën administrimin e saj medresetë në Kavajë, Korçë, Berat, Elbasan dhe Tiranë, ku duke privatizuar këto shkolla që ofrojnë arsim falas ka hapur një derë të re të të ardhurave për veten e saj.

Organizata gjithashtu kontrollon edhe Komunitetin Musliman pasi ajo ka vendosur në këtë institucion studentët shqiptarë të kthyer në vend pas arsimimit në Turqi dhe të cilët janë të afërt me organizatën.

FETO e cila në Tiranë ofron shërbime në shumë fusha, nga kurset e gjuhëve të huaja dhe deri tek kurset parapërgatitore, ajo operon edhe në fushën e shoqërisë civile. Një shoqatë e afërt me organizatën mbledh para nga shqiptarët nën emërtimin “pjesë vjetore”, “para për kurban” dhe “himmet”. Ndër të tjera pretendohet se FETO nëpërmjet një dhome të rëndësishme e cila njihet për afërsinë me organizatën në vend, merr mbështetje financiare edhe nga shumë kompani të cilët vijnë nga Turqia në Shqipëri për biznes.

Organizata e cila është efektive edhe fushën e medias, përpiqet të mbajë nën kontroll këtë fushë me elementët e saj të infiltruar në institucionet mediatike në Shqipëri. Organizata duke shtrirë ndikimin e saj edhe në degët e gazetarisë në disa universiteteve shtetërore, synon që të jetë mbizotëruese në media duke punësuar në universitetet e saj private disa nga njerëzit me ndikim të gjerë.

Share Button