Marrëdhëniet familjare ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijës

Lindja e një fëmije është një ngjarje shumë e rëndësishme për prindërit, por marrja e statusit prind sjell me vete dhe një modifikim të marrëdhënies në çift dhe shumë pyetje lidhur me prindërimin.

Një studim finlandez studioi 710 familje lidhur me ndikimin që ushtronin marrëdhëniet e hershme familjare në zhvillimin socio-emocional dhe në zhvillimin e mekanizmave psikologjikë mbrojtës të fëmijës.

Në këtë studim u kategorizuan 6 tipe familjesh; kohezive (35%), autoritare (14%), mikse (11%), të tensionuara (4%), të paangazhuara (5%) dhe kundërshtuese (15%). Familjet problematike u vunë re se ndikonin në rritjen e simptomave depresive tek fëmijët duke treguar kështu se vështirësitë që hasin të rriturit për të menaxhuar emocionet e tyre negative përbëjnë një rrezik në shëndetin mendor të fëmijës.

Po ashtu, fëmijët e rritur në familje problematike mbështeteshin më shumë në mekanizma psikologjikë mbrojtës (psh. Mohonin ndjesitë e tyre negative ose fajësonin të tjerët).

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se fëmijët përshtatin menaxhimin e emocioneve të tyre në mënyrë të tillë që t’i përputhen ambjentit familjar. Familja në tërësi është shumë e rëndësishme në zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës.

Share Button