Marina italiane shpëton 6 mijë emigrantë

Marina italiane ka shpëtuar rreth 6 mijë emigrantë në Mesdhe në 4 ditët e fundit, në më shumë se 40 anije të mbipopulluara, ka bërë të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë. Shifrat e fundit janë një tregues i dyndjeve masive nga Afrika për të emigruar në Itali. Vetëm gjatë vitit të fundit rreth 18 mijë persona kanë zbarkuar në Itali, ndërsa gjatë 2013-ës 43 mijë persona. Nga të dhënat e vitit të kaluar rreth 11 mijë ishin sirianë, të cilët lanë atdheun e tyre pas shpërthimit të konfliktit. Zëdhënësja e UNHCR, Melissa Fleming bëri të ditur se pjesa më e madhe e personave, të cilët synuan zbarkimin në ishullin e Kalabrisë dhe Sicilisë në 4 ditët e fundit, ishin fëmijë dhe gra.  UNHCR-ja i ka bërë thirrje shteteve që të bashkëpunojnë për të shpëtuar njerëzit, të cilët, përmes Mesdheut synojnë të emigrojnë në Europë. Në muajin Tetor të vitit të kaluar më shumë se 300 emigrantë u mbytën pranë brigjeve të Italisë.

Share Button