Maqedonia, testi i dytë i Kristian Panuçit

Maqedonia është testi i dytë i Kristian Panuçit në krye të Kombëtares shqiptare. Sfida, luhet sonte në mbrëmje në një stadium të pazakontë.

Në Strumicën e largët, kuqezinjtë do të kërkojnë tri pikët për të konsoliduar pozitat si vend i tretë në grup, ndërsa Maqedonia luan për “hakmarrje” për atë humbje në Loro Boriçi, që thonë se nuk e meritonin.

“Sadiku është i gatshëm, i kam të gjithë futbollistët të gatshëm. Përpara ndeshjes do të shikoni se cili do të jetë formacioni titullar ndaj Maqedonisë. Ne kemi ardhur për ta fituar ndeshjen dhe do të shohim se çfarë do të na rezervojë fati. Nuk firmosim për barazimin, jemi këtu për të marrë maksimumin. Kemi respekt për Maqedoninë, që është një skuadër e mirë, por jemi të vetëdijshëm për potencialin tonë”, tha në konferencën për shtyp të një dite më parë trajneri Panuçi.

Trajneri komentoi edhe elementët e tjerë të lojës, nga fusha, impianti i vogël në Strumicë dhe ylli i kundërshtarëve, Goran Pandev.

“Për sa i takon stadiumit, është një impiant i vogël, por fusha është e mirë. Stadiumet e vegjël fshehin gjithmonë surpriza, por ne do të përqendrohemi vetëm te ajo që do të bëjmë në fushë. Pandev e njoh, është një lojtar shumë cilësor, por nuk do të ketë një mbulim të veçantë”, tha Panucci.

Share Button