Maqedoni, Ivanov dhe Pendarovski në balotazh

Rezultatet paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë tregojnë se kandidati për president i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov kryeson përballë kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski.

Sipas këtyre të dhënave, në raundin e parë të zgjedhjeve Ivanov ka marrë 447 mijë vota, kurse i dyti në zgjedhje ka dalë kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 325 mijë vota.

Për kandidatin e vetëm shqiptar në këto zgjedhje, Iljaz Halimin, kanë votuar 39 mijë qytetarë, kurse Zoran Popovski nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë ka marrë 31 mijë vota.

Me këtë rezultat të arritur, Ivanov dhe Pendarovski do të shkojnë në balotazhin që do të mbahet më 27 prill.

Zgjedhjet e mbajtura dje janë vlerësuar të rregullta dhe demokratike, pa ndonjë incident të rëndë që mund të ketë dëmtuar procesin zgjedhor.

 

Share Button