Mandati i Leskaj, Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e PD

Mazhoranca në Këshillin e Mandateve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për t’i hequr mandatin e deputetes socialistes Valentina Leskaj.

Sipas deputetëve të shumicës nuk ka asnjë shkelje kushtetuese që të çojë në ndërprerjen e mandatit të deputetes.

Vendimin e komunikoi për mediat deputeti Arben Ristani, duke deklaruar se për PD ishte i pritshëm ky qëndrim i shumicës.

 

 

Share Button