Maliq, vetëvritet me automatik 22-vjeçari

Një 22-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Vreshtas në Maliq.

Viktima u gjet në afërsi të banesës të tij dhe pranë kishte një armë zjarri automatike. Hetuesit në vendngjarje nuk kanë konstatuar shenja dhune përvec plagëve të armës.

Ndërkaq në fshatin Kamberas të Durrësit është vetëplagosur me armën e shërbimit një polic. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.

Share Button