Mali i Zi kremton 11-vjetorin e pavarësisë

Mali i Zi sot kremton Ditën e Pavarësisë. Në referendumin më 21 maj të vitit 2006, 55.5 për qind e qytetarëve të cilët votuan në referendum u deklaruan për pavarësi të Mali të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën nga 230.661 qytetarë ose 55.5 për qind nga 86.3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote që dolën në referendum, ndërsa për mbetjen e shtetit të përbashkët me Serbinë votuan 185.002 votues, ose 44.5 për qind.

Mbajtjes së referendumit i paraprinë negociatat midis blloqeve për pavarësi dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet diplomatit sllovak dhe ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Pas disa muajve negociata, polemikat më të mëdha kanë qenë në lidhje me shumicën e kërkuar që referendumi të ketë sukses, që me ndërmjetësimin e BE-së, në fund u arrit marrëveshje se për të qenë i suksesshëm referendumi ishte e nevojshme për ketë mbështetjen e 55 përqind të votuesve.

Parlamenti malazez paraprakisht miratoi ligjin mbi referendumin, i cili është dakorduar me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri malazez Dushko Markoviç tha të premten në një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë, se pavarësia është detyrim i shenjtë i çdo malazezi.

Ai shtoi se pothuajse një shekull ishte i nevojshëm që të realizohet 21 maji dhe komuniteti ndërkombëtar të njohë të drejtën e Malit të Zi si një shtet i pavarur.

Me urdhër të Presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviç, dje me rastin e Ditës së Pavarësisë u realizua qitje nderi artilerike në Cetinje.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, 21, 22 dhe 23 maj janë ditë jo-pune në Mal të Zi.

Share Button