Malësi e Madhe, vritet 18-vjeçari, plagoset kushëriri i tij

Mënyra e shikimit është bërë shkak i një vrasje në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Dy kushërinjtë Kristjan dhe Mirash Kacaj janë qëlluar me thikë nga 18 vjeçari Marjan Lepuri.

Si pasojë e plagëve të rënda 18-vjeçari, Kristjan Kacaj, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa kushëriri i tij ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.

Nderkaq policia ka shpallur ne kerkim autorin Marjan Lepuri ndersa po vijon punen per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Mësohet se konflikti mes tre të rinjve ka ndodhur fillimisht në ambjentet e një lokali dhe më pas përleshja mes tyre ka vijuar në rrugë.

Mendohet se gjithçka është kryer nën efektin e alkoolit.

Marjan Lepuri u është drejtuar me fjalët: “Pse më shikoni?” Dhe pas një konflikti verbal, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi dy kushërinjtë Kacaj.

 

Share Button