Makina përplas për vdekje një fëmijë 5 vjeç në Marikaj

Një fëmijë i mitur, vetëm 5 vjeç është aksidentuar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:35 minuta në rrugën dytësore në Marikaj. Policia ka njoftuar se makina me drejtues shtetasin N.A ka aksidentuar shtetasin e mitur me inicialet O.K dhe më tej mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal.

Fëmija u transportua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’iu shpëtojë dot plagëve dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e vërteta të aksidentit.

Share Button